-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ambasadori i BE: Anëtarësimi i Shqipërisë në SEPA, një nga objektivat kryesore të BSH në integrimin evropian

Kryesoret

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko ka pritur dje në takim ambasadorin e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri Silvio Gonzato. Në takim Sejko shprehu mirënjohjen Gonzatos për hapjen zyrtare të negociatave për Grup-Kapitullin e parë me BE, ku theksoi se shënon një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë drejt integrimit me BE-në.

Më pas Sejko dhe Gonzato diskutuan për progresin dhe sfidat që po vendet që duan të bëhen anëtare të BE. Gonzato theksoi se me këtë anëtarësim, Banka e Shqipërisë përmbush me sukses një ndër ambiciet e saj kryesore në kuadër të procesit të integrimit evropian.

Ambasadori Gonzato përgëzoi Guvernatorin Sejko për pranimin e Shqipërisë në zonën gjeografike SEPA nën udhëheqjen dhe koordinimin e Bankës së Shqipërisë, si pjesë e projektit rajonal “Për modernizimin e sistemeve të pagesave në vendet e Ballkanit Perëndimor”. Ai theksoi se me këtë anëtarësim, Banka e Shqipërisë përmbush me sukses një ndër ambiciet e saj kryesore në kuadër të procesit të integrimit evropian.

Në fund Gonzato konfirmoi vullnetin për të rritur më tej bashkëpunimin dhe mbështetjen e BE-së për Bankën e Shqipërisë nëpërmjet asistencës teknike në fusha të ndryshme të bankingut qendror dhe ndërmarrjes së projekteve të përbashkëta në të ardhmen.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit