-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha: Analfabetizmi në Shqipëri po rritet me shpejtësi, nivel si në vitin 1972

Kryesoret

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka theksuar se analfabetizmi në Shqipëri po rritet me shpejtësi, duke e krahasuar situatën aktuale me vitin 1972. Në një fjalë të mbajtur nga dritarja e banesës, ku po vuan dënimin me “arrest shtëpie”, Berisha u shpreh se në periudhën 2017-2023, numri i analfabetëve është rritur me 10%.

Berisha: Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta, më miqësore, mirënjohjen më të pakufishme ju, o qëndrestare e qëndrestarë të pamposhtur të kauzës tonë të drejtë.

Përshëndetjet më të përzemërta oratorëve të kësaj platforme të fjalës së lirë, që me fjalimet e tyre, fjalët e tyre, çjerrin vellon e zezë të censurës së narkodiktaturës së Edi Ramës dhe ndriçojnë mendje e zemra të mbarë shqiptarëve.

Një përshëndetje kryetarit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta në qeli.

Nënkryetarit të grupit parlamentar të PD-së, Ervin Salianji. Qëndrestarë në burgjet e diktaturës.

Të dashur miq!

Sot çdo shqiptar ka një ditë të veçantë dhe kjo është dita e gjuhës tonë, dita e asaj që përbën fillin e indentitetit tonë kombëtar, e gjuhës së bukur që bashkon shqiptarët në të 4-anët e dheut.

Kjo ditë është dita e miratimit në Manastir, e standartizimit të alfabetit të gjuhës sonë, përzgjedhjes së gërmeva të saj, pothuajse të lindura me to nga burrat më të shquar të letrave dhe gjuhës të kohës, shenjëtorë të vërtetë të kësa gjuhe.

Ndaj ne sot përulemi me nderimin më të madh, me respektin më të thellë para veprës së gjithë atyre që në 22 nëntor të vitit 1908 e bënë gjuhën shqipe me alfabetin standard të saj.

Miqtë e mi!

Ai ishte një sukses historik i shqiptarëve, sepse pas Lidhjes së Prizrenit, Konrgesi i Manastirit është ngjarja më bashkuese kombëtare, për shqiptarët.

Por sot pas 116 viteve, gjuha shqipe është në rrezikun më të madh.

Sot analfabetizmi po rritet me shpejtësi dhe vetëm nga viti 2017-2023 është rritur me 10%.

Sot në narkodiktaturë shkolla shqipe njohur regresin më të madh në të gjithë historinë e saj. Ajo pësoi rënien e tmerrshme, më të madhen në botë në testin e Pizas vitin e kaluar. Regjistroi gjithashtu numrin më të lartë, ndër më të lartit në botë të analafabetëve funksionalë në shkollat tona.

Numri i analfabetëve, në Shqipëri sot është i barabartë me vitet ’70. Të gjitha këto janë frutet e hidhura të diktarutës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit