Ambasada e SHBA-së në Tiranë me anë të një postimi ka uruar shqiptarët për Ditëne Alfabetit të Gjuhës Shqipe.
Ambasada shprehet se Shqipëria për herë të parë po deron bukurinë e gjuhës shqipe dhe rëndësinë e saj unike kulturore dhe historike.
“Kjo ditë shënon përvjetorin e Kongresit të Manastirit të vitit 1908, ku u standardizua alfabeti unik i gjuhës shqipe. Shqipëria po shënon për herë të parë këtë ditë për të nderuar bukurinë e gjuhës shqipe dhe rëndësinë e saj unike kulturore dhe historike”, thuhet në njoftimin e ambasadës së SHBA-së në Tiranë.
Dita e Alfabetit Shqip u miratua nga Kuvendi në shkurt të këtij viti. Këshilli i Ministrave miratoi një vendim për një ndryshim për ligjin për festat kombëtare dhe ditët përkujtimore, duke i propozuar Kuvendit të Shqipërisë shtimin e Ditës së Alfabetit si një nga festat tona kombëtare.
Gëzuar Ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe!”, shkruan ambasada amerikane në Tiranë.