Presidenti Bajram Begaj në rrjetin e tij socail ka postuar disa pamje me fituesit e Konkursit Kombëtar të Gjuhës Shqipe, me nxënësit e shkollës “Rilindja” në Kavajë.
Begaj shprehet se sot festojmë thesarin më të çmuar, alfabetin e gjuhës shqipe. Ai e thekson se alfabeti është simboli i bashkimit kombëtar të qëndresës shqiptare.
“Sot festojmë thesarin tonë më të çmuar, simbolin më të bukur të bashkimit kombëtar e qëndresës shqiptare: alfabetin e gjuhës sonë të bekuar.
Dita Kombëtare e Alfabetit nuk është thjesht festa e shkronjave shqipe, por përkujtim i shekujve të qëndresës së gjuhës sonë në të shkuarën, mirënjohje për vlerat e bukurinë e saj në të tashmen dhe një zotim për ta çmuar e iu dedikuar në të ardhmen.
Gjuha e shqiponjave do të mbijetojë!”, shkruan Begaj.