Kreu i SPAK-ut, Altin Dumani, në një intervistë ekskluzive për emisionin “3D” të Alban Dudushit në RTSH, theksoi arritjet e institucioni që ai drejton në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Dumani bëri të ditur se deri tani janë sekuestruar 150 milionë euro asete të fituara në mënyrë të paligjshme.
“Tre janë përparësitë e SPAK-ut: lufta kundër krimit të organizuar, korrupsionit dhe terrorizimit. Momentalisht jemi fokusuar në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. SPAK deri tani ka dëshmuar se është në gjendje të ushtrojë ndjekjen penale ndaj çdo subjekti, pavarësisht pozitës së tij. Sado iu lartë që ketë qenë apo është ai. Ne këtë po e bëjmë me prova dita- ditës. Kemi ushtruar hetime në disa nivele të larta, të mesëm, si dhe funksionarë të ndryshëm në nivel lokal dhe qendror. Lidhur me krimin e organizuar, që më parë as mendoheshin se do hetoheshin, kemi një bilanc ku janë sekuestruar 150 milionë euro asete, një shumë kjo e madhe. SPAK-u ka goditur thellë kulturën e pa ndëshkueshmërisë.”, tha Dumani.