-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gjendet çanta dhe thika e autorit që mori jetën Martin Canit

Kryesoret

Policia ka gjetur sot çantën dhe thikën që përdori autori i vrasjes së 14-vjeçarit, Martin Cani, në afërsi të shkollës “Fan Noli” në Tiranë. Çanta dhe thika janë gjetur pranë rrugës së ish-ATSH-së, në vendin ku dyshohet se autori, Mario Përlleshi, ka kryer krimin më 18 nëntor, duke i marrë jetën bashkëmoshatari të tij.

Sot u zhvillua seanca gjyqësore ndaj Mario Përlleshit, i cili është arrestuar dhe akuzohet për “Vrasje e kryer në rrethana cilësuese”. Gjyqtarja Lorena Çabej vendosi masën “arrest me burg” për të miturin, i cili po merr ndihmë mjekësore në një spital privat pasi ka pësuar lëndime gjatë konfliktit me Cani.

Grupi hetimor ka rikthyer kamerat e sigurisë nga zona, duke dyshuar se ka pasur persona të tjerë që kanë ndihmuar autorin pas vrasjes, duke e larguar atë nga vendngjarja.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit