-sidi education-spot_img
2.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE-Berisha: Skema për energjinë dhe ujin kur të vij në pushtet

Kryesoret

Ish-kryeministri Sali Berisha njoftoi skemën e re të energjisë dhe ujit nëse vjen në pushtet. Foli edhe për pensionet dhe rritjen e rrogave. Akuzoi Edi Ramën dhe Ballukun për vjedhje.

Partia e iniciativës së lirë nuk beson kurrë PD se duke luftuar iniciativën e lirë mund të luftojë varfërinë por ajo që PD ka në dorë për të përmbysur skemën e deri tanishme për skemën e ndarjes së ardhurve në mënyrë që shqiptarët në vendin e tyre të kenë një jetë normale, pavarësisht nga aktiviteti i tyre.

Sot Shqipëria është vendi me % më të lartë në Europë dhe ndër më të lartat në botë të varfërisë së popllatës dhe të mjerimit, të cilat nga një shpërndarje çnjerzore e të ardhurave.

Nga plaçkitja masive e tyre dhe burimeve natyrore ka arritur që mjerimi të rritet më shumë se tretë herë dhe varfëria relative të kalojë në 46% dhe kjo është një sirenë alarmi, klithme që buçet në pothuajse në gjysmën e vatrave shqiptare. Kemi para jush minimumin jetik, 200 Euro për cdo shqiptar.

Kemi shpallur dyfishimin e rrogave dhe pensioneve gjatë mandatit të parë. Rritjes së pensioneve mbi bazën e 200 eurove, minimumi jetik. Kemi shpallur heqjen e TVSH-së për ushqimet bazë, por analiza e të gjitha këtyre masave ballafaqimi i tyre me realitetin tregon se janë të domosdoshme një seri masash të tjera.

Rikujtoj shqiptarët se italianët karshi nesh kanë nivelin e varfërisë me 780 Euro, por u rikujtoj se italianët blejnë ushqimet në dyqanet e tyre më lirë se shqiptarët, të cilët vetëm për ushqime shpenzojnë 40% të të ardhurave të tyre. Pra, unë nuk them se shqiptarët do të arrijnë nivelin e italianëve. JO.

Nuk është ky synim, por një rishpërndarje tërësisht tjetër e të ardhurave dhe burimeve natyrore, pasurive natyrore. Nëse sot 80% e të ardhurave shkojnë për t’u vjedhur nga qeveritarët, kjo shifër do të harrohet. Përparësi do të ketë investimi tek rrogat, pensionet, minimumi jetik dhe një përpjekje e madhe për të shuar sirenat e mjerimit.

Nuk mundet shteti ti shesë me të njëjtin çmim energjinë elektrike atij që merr 180 Euro dhe atij që merr 7 mijë Euro si Dumani me kompani. Ky disproporcion përbën një krim. Ky diskriminim përbën një krim. Dumanët marrin sa 70% pensionistë dhe pensionisti paguan energjinë elektrike me çmimin që paguan Dumani.

E njëjta gjë është me ujin, e njëjta gjë është me shërbimin shëndetësor dhe transportin. Me të gjitha shërbimet publike. Një skemë e re e shpërdarjes së të ardhurave në të cilën shteti do të marrë sipër sasinë jetike të energjisë, minimale që duhet për një familje që nuk ka dhe këtu do të përfshihen ata që janë me rrogë minimale.

A ka gjë më të padrejtë që sot të dalësh që do të ulimin çmimin e energjisë, që Balluku dhe Rama të bëhen më të pasur. Që Dumani të paguajë më pak dhe pensionistët të paguajnë njëlloj si ata” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit