Ditën e sotme Shqipëria është përfshirë nga reshje të shumta shiu dhe erë të fortë. Në bashkinë e Shkodrës dhe Malësisë së Madhe po vijojnë reshjet e shiut, por nuk raportohen probleme.
Ndërsa në disa fshatra të Vaut të Dejës, në Njad Hajmel, Vig Mnele, Temal dhe Shllak ka mungesë të energjisë elektrike. Gjithashtu edhe në territorin e Pukës po vijojnë reshjet e shiut dhe era e fortë, por nuk paraqiten probleme.
Ndërsa në Fushë Arrëz ka rënie të gurëve dhe dherave në rrugët rurale, por qarkullimi vijon normalisht pasi e kanë pastruar punëtorët e firmave mirëmbajtëse.