Trajneri brazilian Sylvinho ka vendosur të mos largohet nga Shqipëria, duke respektuar kontratën e tij dhe duke vazhduar misionin për kualifikimin e ekipit kuqezi në Botëror. Pavarësisht spekulimeve se mund të merrte drejtimin e Inter Miamit në MLS, Sylvinho ka qëndruar në Shqipëri.
Ndërkohë, David Beckham ka gjetur pasardhësin e Tata Martinos te Inter Miami, duke kontraktuar ish-mbrojtësin e Barcelonës, Javier Mascherano. Ai do të drejtojë një skuadër me shumë shokë të vjetër të Messit, përfshirë Messi, Luis Suarez, Jordi Alba dhe Sergio Busquets.