-sidi education-spot_img
3.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Aksident i trefishtë në Fushë-Milot, tre të lënduar, 38-vjeçari shoqërohet në polici

Kryesoret

Një aksident i trefishtë ka ndodhur pasditen e sotme në Fushë-Milot, ku tre persona kanë mbetur të plagosur. Sipas policisë, aksidenti u shkaktua nga një automjet i drejtuar nga 38-vjeçari A.B. nga Kurbin, i cili është përplasur me dy automjete të tjera. Si pasojë e përplasjes, janë lënduar tre pasagjerë të njërit nga mjetet e përfshira.

Pasagjerët e lënduar janë Z.H. (40 vjeçe), L.B. (40 vjeçe) dhe A.R. (48 vjeç), të cilët janë transportuar në Spitalin e Traumës në Tiranë për ndihmë mjekësore, por jashtë rrezikut për jetën. Drejtuesi i automjetit që shkaktoi aksidentin, 38-vjeçari A.B., u shoqërua në Komisariat për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor po punon për sqarimin e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit