-sidi education-spot_img
-2.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Babai i të plagosurit ku u ekzekutua Martini: Një vrasës ende i lirë

Kryesoret

Ngjarja ku mbeti i vdekur Martin Cani, ende nuk është plotësisht e zbardhur. Babai i të plagosurit në konfliktin ku u vra 14-vjeçarit Martin Cani, Fiqiri Meçja është shprehur se djali i tij ndodhet në intubim pas plagëve të marra gjatë sherrit me thikë midis adoleshentëve. Ai ka thënë se i biri është goditur nga dy persona, njëri prej të cilëve ende i lirë, ndërsa ka bërë thirrje për arrestimin e këtij të fundit.

“Luisi për momentin është një fazë rikuperimi, por mbetet ende në intubim. Luisi është goditur katër herë në trup, një gërvishje ka marrë në dorën e majtë. Katër herë është goditur nga dy persona. Nuk është një autor vrasës, por janë dy autorë vrasës. Dua ta denoncoj para medias, personi i dytë me thikën më të vogël që ka goditur Luisin pas shpine, është K. B.. Emri i djalit të dytë më bën përshtypje sepse nuk është qarkulluar në media.

Kërkoj arrestim të shpejtë, sepse kam marrë vesh se ka marrë prindërit dhe do të largohet nga Shqipëria, ose është larguar. Kjo është deklaratë zyrtare nga policia. K. B. është lënë i lirë, por ai duhet të nxjerrë armën e krimit dhe të shkojë të dorëzohet vetë. Nëse nuk merren masa do të marrim ne në mënyrë private, siç e zgjidhën ata me fëmijët tanë”, tha babai i të plagosurit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit