-sidi education-spot_img
3.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

PD publikon planin e protestës së 26 Nëntorit

Kryesoret

Partia Demokratike ka hartuar strategjinë për protestën kombëtare të 26 Nëntorit në Tiranë, që do të zhvillohet më 17:00. Sikurse në protestën e kaluar të 29 Tetorit, plani parashikon bllokimin e disa nyjeve kryesore të qarkullimit në kryeqytet, duke përfshirë Bashkinë e Tiranës, rrethrrotullimin e “Zogut të Zi”, “Rrugën e Elbasanit”, “Sheshin Wilson” dhe “Pallatin me Shigjeta”.

Deputetët janë ndarë sipas qarqeve dhe njësive të Tiranës, ku secila grupim do të bllokojë një pikë specifike. Disa nga deputetët që do të udhëhoqen për secilën pikë janë:

Bashkia: Edi Paloka, Dhurata Cupi, Lodovik Hasani, Tritan Shehu, Ina Zhupa

Rrethrrotullimi i “Zogut të Zi”: Oerd Bylykbashi, Albana Vokshi, Jozefina Topalli, Ferdinand Xhaferri, Andia Ulliri, Petrit Doda

Rruga e Elbasanit, Ura te Xhamia: Flamur Noka, Jorida Tabaku, Tomorr Alizoti, Xhelal Mziu, Kreshnik Collaku

Sheshi Wilson: Gazmend Bardhi, Bujar Leskaj, Luan Baci, Bledion Nallbati, Lefter Geshtenja

Pallati me Shigjeta: Agron Gjekmarkaj, Elda Hoti, Kastriot Piroli, Lindita Metaliaj, Helidon Bushati

Protesta pritet të ketë një efekt të dukshëm në qarkullimin e qytetit, dhe Partia Demokratike ka njoftuar se do të vazhdojë me bllokime të tjera dhe aksione të ngjashme për të shprehur kundërshtimin ndaj qeverisë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit