-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

FSHF pranon kërkesën e Tiranës, rikthehen tifozët bardheblu

Kryesoret

Komisioni i Apelit në FSHF ka hedhur poshtë Komisionin e Disiplinës dhe Etikës për dënimin e Tiranës. Ata u dënuan pas ngjarjes me Vllazninë që të luajnë pa tifozë pjesën e mbetur të sezonit.

Apeli ka vendosur që të dënohet me tetë ndeshje pa spektatorë. Deri tani ekipi i Maganit ka luajtur vetë tre ndeshje dhe pjesa tjetër është pezulluar me kusht. Tirana do të ketë mbështetjen e tifozëve në derbi ndaj Partizanit që do të mbahet më datë 1 dhjetor. Ndërkohë është lënë në fuqi gjoba me masën 300 000 lekë.

Apeli vendosi:

Lënien në fuqi të masës së dënimit me gjobë në masën 300.000 (treqind mijë) lekë.
Ndryshimin e pjesës tjetër të vendimit duke vendosur:
Dënimin e Klubit të Futbollit Tirana për zhvillimin e të 8 (tetë) ndeshjeve pa spektatorë.
Pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit prej 5 (pesë) ndeshjesh.
Pezullimi i dënimit revokohet nëse gjatë periudhës së provës KF Tirana kryen një shkelje tjetër të natyrës dhe rëndësisë së ngjashme.
Periudha e provës do të jetë deri në përfundim të sezonit futbollistik 2024-2025.
Kundër këtij vendimi lejohet ankim në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv (CAS/TAS) Lozanë Zvicër.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit