Në Durrës, një operacion policor i koduar “Town” ka çuar në arrestimin e 22-vjeçarit K. Xh., i cili u kap në flagrancë me dhjetëra doza kanabisi gati për shitje.
Gjatë kontrollit të automjetit, policia gjeti gjithashtu një shumë të konsiderueshme parash dhe katër celularë.
Të gjitha provat janë sekuestruar dhe lënda penale është kaluar në Prokurorinë e Durrësit për hetim të mëtejshëm nën akuzën e prodhimit dhe shitjes së narkotikëve.