-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Daja i Mariglenit: Vrasja ishte e planifikuar, bashkëpunëtorët e Cenajt ende të lirë

Kryesoret

Daja i Mariglen Gjonajt, 16-vjeçarit të vrarë dhe të zhdukur për shtatë vjet, ka bërë akuza të forta në lidhje me vrasjen e nipit të tij. Në një intervistë për emisionin “Me zemër të hapur”, ai ka thënë se jo vetëm Kristjan Cenaj, i dënuar me burgim të përjetshëm, është përgjegjës për vrasjen, por se ai ka pasur bashkëpunëtorë që janë ende të lirë dhe që jetojnë në zonë.

Daja, Shpëtimi, ka deklaruar se vrasja ishte e paramenduar dhe e mirëorganizuar, duke theksuar se Kristjan Cenaj i është afruar Mariglenit për të realizuar krimin.

Daja i Mariglen Gjonajt, Shpëtimi: Atë ditë që ka humbur Marigleni të nesërmen është bërë denoncimi dhe në darkë na ka ardhur Kristjan Cenaj së bashku me familjarët e tij.

Ai iu është afruar nipit direkt pas kthimit të tij në Mamurras, pasi u përjashtua për mungesa nga shkolla në Durrës. Afrimi me Mriglenin ka qenë i planifikuar, ka qenë vrasje e paramenduar, e mirëorganizuar.

Bashkëpunëtorët e Kristjan Cenajt janë të lirë dhe janë të zonës aty afër. I kanë provat të gjitha.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur më 18 maj 2015, kur Marigleni, nxënës i klasës së 10-të në Gjimnazin e Mamurrasit, u nis për në shkollë dhe nuk u kthye më. Eshtrat e tij u gjetën shtatë vjet më pas, gjatë operacioneve për djegien e shkurreve në Fushë Kuqe. Hetimet zbuluan se Cenaj vrau Mariglenin për t’i vjedhur orën Rolex dhe bizhuteri me vlerë 10 milion lekë të vjetra.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit