-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dhuna ndaj grave, ministri: Do të ndërtojmë një sektor sigurie më efikas

Kryesoret

Sot është Dita Ndërkombëtare kundër dhunës ndaj gruas. Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha deklaroi gjatë një aktiviteti se barazia gjinore është një domosdoshmëri për të përmirësuar cilësinë e shërbimit në shumë fusha.

“Vetëm përmes bashkëpunimit do të mund të ndërtojmë një sektor të sigurisë më gjithëpërfshirës dhe më efikas.

Së bashku, mund të sigurojmë që barazia gjinore dhe eliminimi i dhunës ndaj grave të mos jenë thjesht synime, por realitete konkrete në çdo aspekt të jetës dhe shoqërisë sonë” tha ai.

Në vitet e fundit ka pasur mjaft raste të dhunës kundër grave. Vrasjet e disave nuk i ka parandaluar as fakti që kanë qenë në urdhër mbrojtje.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit