Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar për një vizitë pune në Kolumbi, ku do të zhvillojë takime me liderët e lartë të vendit, përfshirë Presidentin Gustavo Petro dhe Presidentin e Senatit, Efraín Cepeda.
Në kuadër të vizitës, Osmani do të marrë pjesë në Konferencën Ndërkombëtare të Iniciativës për Parandalimin e Dhunës Seksuale, ku do të mbajë fjalën kryesore dhe do të diskutojë për çështjen e fëmijëve të mbijetuar të dhunës seksuale gjatë konflikteve.
Një moment i rëndësishëm i vizitës është inaugurimi i Ambasadës së Kosovës në Bogota, duke theksuar avancimin e marrëdhënieve diplomatike mes Kosovës dhe Kolumbisë.