-sidi education-spot_img
28.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Protesta për 14-vjeçarin, Binaj: Fajtor është media, televizionet dhe shoqëria

Kryesoret

Në Ministrinë e Arsimit janë mbledhur prindër, qytetarë dhe fëmijë në protestën e organizuar për vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani. Aktori i humorit Florian Binaj në fjalën e tij tha se fajtori për vdekjen e Martinit është media, politika dhe shoqëria.

“Ne jemi sot këtu jo për punën që bëjmë, por për prindërit që jemi. Pashë prindër dhe bashkëmoshatarë të Martinit me lot në sy. Por për këtë ka një faj disavjeçar. Përgjegjës është dhe media, edhe politika edhe ne si shoqëri. Sot çdo gjë është private, sot çdo prind duhet të sakrifikojë për t’i dhënë një talent fëmijës, që kur del jashtë nuk i vlen. Nuk i vlen sepse sot është krijuar një sistem ku talentet përbuzen.

Televizionet pse nuk ftojnë prindër dhe fëmijë. Ju bëj thirrje Blendi Fevziut, Eni Vasilit dhe Grida Dumës që bë jnë çdo darkë emisione dhe me to mbyllet dita. Ftoni prindër, nxënës dhe mësues. Të ftohen nxënësit, që janë mosha më e lënë pas dore. Iu kemi zënë çdo hapësirë publikë për t’ja dhënë lokaleve. E vetmja gjë që, ne si shoqëri dhe politika, iu kemi dhënë të rinjve është Tik Tok. Uroj të bëhët një ligj, ndoshta dhe të marrë emrin e Martinit për të frenuar këtë çmenduri kolektive që të kemi sa më shumë shembuj për tu krenuar dhe jo heronj të heshtur për të vajtuar”, tha Binaj.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit