Shtyhet seanca paraprake në gjykatën e Posaçme për dosjen “Partizani” ku të pandehur janë Sali Berisha, Jamarbër Malltezi, por edhe biznesmeni Fatmir Bektashi dhe një notere. Seanca u shty me kërkesë të avokatëve të Berishës për t’u njohur me dosjen. Avokati Genc Gjokutaj tha për mediat se seanca e radhës do të mbahem në datën 16 dhjetor.
“Seanca është shtyrë për në datën 16 dhjetor. Doja të bëja me dije se jemi njoftuar se gjykata Strasburgut, ka kaluar në fazën e debatit çështjen e Berishës, e ka cilësuar çështje prioritare dhe i ka drejtuar pyetje shtetit shqiptar për veprimet gjyqësore.
Janë të gjitha ankimet që kemi bërë, masat, antikushtetuesmëria, mungesa e proporcionalitetit, ndërprerja e aktivitetet të tij si kreu i opozitës apo si deputet. Strasburgu ka ecur me një shpejtësi. Shkresa i ka ardhur shtetit shqiptar, më pas do merret një vendim” tha Genc Gjokutaj.
“Sapo më njoftuan”! Berisha: Strasburgu pranoi padinë time si çështje me përparësi