Hetimet për vrasjen e biznesmenit Eduart Reçi kanë zbuluar detaje tronditëse. Sipas burimeve, Shkëlqim Dukaj, i dyshuari kryesor, e ka vëzhguar viktimën për gjashtë ditë, nga 8 nëntori deri më 13 nëntor, duke qëndruar në një shkallë metalike të një hoteli afër pallatit të Reçit.
Pamjet e kamerave të sigurisë kanë treguar Dukajn duke u pozicionuar për të qëlluar, duke përdorur dylbi dhe një armë të mundshme. Vrasja e Reçit ndodhi më 13 nëntor, rreth orës 22:40, pasi Dukaj e kishte ndjekur dhe vëzhguar çdo lëvizje të tij.
Pas arrestimit, policia ka sekuestruar prova të tjera që implikojnë Dukajn dhe vëllain e tij, por ende nuk është gjetur arma e krimit.
Zbardhet dinamika, si efektivi dhe vëllai i tij, vranë biznesmenin për konflikte prone