Një ngjarje e rëndë ndodhi dje pasdite në Bettola, Itali, ku një shqiptar 42-vjeçar, Nikolin Nika, u vra pas një sulmi të dhunshëm.
Ai u godit tre herë në qafë para një lokali nga një ose më shumë autorë, të cilët u larguan menjëherë nga vendi i ngjarjes.
42-vjeçarin u dërgua në spital, por fatkeqësisht nga plagët që kishte marrë nuk mund të mbijetonte.
Ndërkohë ende nuk është bërë e ditur se përse ndodhi ngjarja. Policia italiane po punon për kapjen e personit/ave përgjegjës.