Një tragjedi ka ndodhur në Durrës më 25 Nëntor, kur një punëtor 50-vjeçar ka humbur jetën pas aksidentit me makinerinë në një fabrikë përpunimi duralumini në lagjen nr. 14.
Viktima, Dritan Nasufi, anëtar i komunitetit rom, ka pësuar dëmtime të rënda pasi u pengua nga makineria e cila e terhoqi pas vetes gjatë punës. Pas aksidentit, Nasufi u transportua menjëherë në spital, por nuk mundi t’i mbijetonte plagëve.
Policia ka nisur hetimet dhe ka arrestuar dy përgjegjësit e firmës “Pespa Alumin”, Leonard Haxhiu dhe Gentian Allkaj, nën akuzën për “shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë”. Hetimet kanë treguar se viktima po pastronte makinerinë kur rrobat e tij janë ngecur dhe makina e ka tërhequr pas vetes, duke shkaktuar dëme fatale.