Protestuesit dhe deputetët janë mbledhur tek bashkia e Tiranës. Në sheshin Wilson dhe Zogu i Zi ka nisur qarkullimi i makinave dhe protestuesit janë larguar.
Kryetarja e degës 9 Eda Grimci tha që tani është mirë dhe policia po i provokonte.
“Erdhëm këtu pa kaluar as 20 minuta dhe policia po bllokonte protestuesit. Nuk kemi asnjë konflikt me forcat e rendit, kjo është një mosmbindje civile. Na provokuan, më pas po na godisnin me mburojat tyre, na goditën me gaz lotësjellës. Ishte një provokim i pa kërkuar naga ana jonë. Kjo protestë do të vazhdojë deri në 8,nëse qëllimi ishte të vrasin dhe të burgosin nuk ia arritën. Kjo është vetëm protesta e radhës”, tha Eda Grimci.