Policia e Shtetit dhe Guardia di Finanza bënë bilancin e operacioneve kundër kultivimit të kanabisit, duke raportuar 62 misione fluturimi dhe asgjësimin e 191 mijë bimëve narkotike.
Gjatë këtij viti, 103 zyrtarë janë proceduar për shpërdorim detyre dhe moskallëzim krimi.
Drejtori i Policisë, Ilir Proda, theksoi se ka pasur një shtim të kultivimeve në ambiente të mbyllura, ndërsa puna për luftën kundër kanabisit ka vazhduar me intensitet.