-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ja kush është shqiptari i përfshirë në vrasjen e Bledar Muçës

Kryesoret

SPAK ka lëshuar një urdhër-arresti për Sergej Hasanpapaj, i cili ishte arrestuar në Belgjikë në vitin 2022 për vrasjen e Bledar Muçës më 22 janar të po atij viti në Aartselaar. Hasanpapaj dyshohet se ka ofruar informacione për vrasësit, që ishin të lidhur me grupin kriminal të familjes Çapja në Elbasan.

Muça ishte mik i njohur i kësaj familjeje dhe dyshohej për lidhje me aktivitete kriminale. Ndërkohë, SPAK zhvilloi një operacion në Elbasan, ku u lëshuan gjithsej 18 urdhër-arreste, një urdhër-arrest shtëpie dhe dy masa “detyrim paraqitje”.

Gjatë operacionit, u arrestuan figura të njohura si Suel Çela dhe Pajtime Fetahu, ndërsa Marsel Shega (alias Bujar Shega) u arrestua në Milano. Operacioni ka si qëllim goditjen e grupit kriminal të lidhur me Suel Çelën.

Të arrestuarit dhe urdhër-arrestet e lëshuara nga SPAK:

Marjus Lulaj (alias Suel Çela)
Mario Çela
Xhino Roka
Klaus Matishi (alias Klaus Çopja, alias Kledjan Çopja)
Sergej Hasanpapaj
Bruno Hazizolli
Ledio Zabeli
Marsel Roka
Ado Xhika (alias Elkier Cerriku, alias Ado Cerriku)
Preke Kodra
Fuad Verzivolli
Metin Mehjam
Renato Hasani
Skender Sufaj
Pajtime Fetahu
Dedan Gjoni
Marsel Shega (alias Bujar Shega)
Hajdar Lala (alias Hajdar Xaka, alias Hajdar Sefa)
Urdhër-arrest shtëpie:

Blerina Beqiri
Detyrim paraqitje:

Elton Qyno
Artan Hoxha

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit