Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se Rruga e Arbrit është në fazën e fundit të realizimit, duke theksuar se tuneli i Murrizit kishte hasur vështirësi për shkak të problemeve gjeologjike, të cilat ai i quajti një “marrje mësysh”.
Ai e vlerësoi këtë projekt si një mundësi për t’u shndërruar Dibra në një “jastëk të gjelbër” të kryeqytetit, duke lidhur më afër Tiranën me këtë zonë dhe me rajonin e Maqedonisë së Veriut.
“Rruga e Arbrit, që në një farë mënyre, pati dhe një marrje mësysh me atë tunelin e Murrizit dhe nga marrja mësysh rruga do të dalë shumë e fortë. Ai tunel që na shfaqi gjithë ato pengesa, por shkon drejt përfundimit, i ka dhënë zonës mundësinë të përjetohej mundësin për të qenë një jatëk i gjelbër i metropolit. Me përfundimin e tunelit dhe çlirimit të segmentit, Dibra nuk është asgjë më shumë dhe asgjë më pak sesa periferia e kryeqytetit të Shqipërisë”, tha Rama.