SPAK e akuzon Suel Çelën si organizatorin e trafikut të mbi 1.4 ton kokainë nga Amerika Latine. Por në këtë sipërmarrje nuk ishte i vetëm.
Kështu thonë përgjimet e SKY. Nga transkiptet dalin edhe personazhe të njohur të botës së krimit si Ergys Dashi dhe Ervin Mata. Në një nga bisedat mes tyre theksohet;
Ervin Mata: Ky thotë këtë muaj vjen kutija aty ke 188, 100%
Suel Çela: Shumë mirë (108)
Por teksa prisnin mbërritjen e ngarkesës anëtarët e grupit kriminal mësojnë se autoritetet holandeze e kishin zbuluar planin e tyre. Komunikimet janë nervoze mes Suel Çelës dhe Ergys Dashit, teksa ky i fundit dyshon se dikush është përgjuar, ndërsa Çela thotë se dikush i ka spiunuar.
Ergys Dashi: Presim ça do ndodhi, vetëm përgjime
Suel Çela: Dikush ka dhënë info policisë aty