Një aksident ka ndodhur në qytetin e Korçës, ku një automjet ka përplasur një këmbësor në afërsi të drejtorisë së transporteve, në unazën e qytetit.
I dëmtuari është transportuar me urgjencë në spital, ndërkohë që gjendja e tij shëndetësore nuk është bërë e ditur ende.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.