Argita Malltezi ka reaguar në lidhje me vendimin e lirimit të kreut të Partisë Demokratike Sali Berisha. Malltezi u shpreh se nuk i kishte humbur shpresat për rikthimin e ligjshmërisë në vend dhe që Berisha të fitonte këtë betejë.
Ajo theksoi se vendimi i arrestit në shtëpi ndaj Berishës përbënte një shkelje të kushtetutës dhe sot drejtësia u rivendos në vend.
“Është një rivënie e të drejtës në vend, por askush nuk duhet të harrojë rrugën e gjatë që bëmë deri këtu. Faktor determinant ka qenë qëndresa e opozitës në këto 333 ditë, përshkallëzimi i aksionit opozitar, fryma e ndryshimit që u ndje me Donald Trump, jo si individ por si luftëtar në zmbrapsjes e rrezikshme dhe procedura në Strasburg që adresonin pretendimet që ne kemi ngritur në vijimësi dhe që janë injoruar nga gjykatat vendase”, tha Malltezi.