Policia e Tiranës ka arrestuar 2 shtetas për protestën e zhvilluar një ditë më parë nga opozita, ku u bllokua qarkullimi në disa nga pikat kyçe në kryeqytet.
Gjithashtu ka proceduar penalisht në gjendje të lirë, Flamur Noka, Gazment Bardhi, Oerd Bylykbashi, Luan Baçi, Bledion Nallbati, Lefter Gështenja, Saimir Korreshi, Asllan Dogjani, Albana Vokshi, Petrit Vasili, Petrit Doda, Isuf Çela, Andia Ulliri, Greta Bardeli, Lindita Metaliaj (deputetë) për veprat penale “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, “Organizimi dhe pjesmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Mosbindja ndaj urdhrave të punonjësit të rendit publik”, “Prishja e rendit dhe e qetësisë publike”.
Ndaj Nokës rëndon dhe akuza “Goditjet për shkak të detyrës”.
Gjithashtu u procedua në gjendje të lirë edhe Ervin Minarolli, me detyrë Sekretar për Organizimin dhe Burimet Njerëzore pranjë subjektit politik Partia Demokratike, për veprëm penale “Organizimi dhe pjesmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”.
Përveç zyrtarëve të opozitës, janë proceduar penalisht edhe 64 protestues.