Gazetari Elton Qyno është paraqitur këtë mëngjes në Prokurorinë e Posaçme, pas vendosjes së masës ‘detyrim paraqitje’ nga SPAK.
Kjo masë u mor pas hetimeve të zhvilluara lidhur me bandën kriminale të Suel Çelës në Elbasan. Qyno, së bashku me gazetarin Artan Hoxha, dyshohet se kanë marrë para nga ky grup për të manipuluar opinionin publik dhe për të shpërndarë dezinformata për rivalët e bandës.
SPAK akuzon gazetarët për korrupsion pasiv dhe shpërndarje të informacioneve të rreme.









