-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gazment Bardhi: Një fitore politike e Sali Berishës që luftoi dhe e fitoi

Kryesoret

Kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka reaguar pas vendimit për heqjen e masës së sigurisë ndaj kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha.

Reagimi i Gazment Bardhit:

Revokimi nga GJKKKO i masave kufizuese joproporcionale ndaj Sali Berishës është vendimi i duhur ligjor dhe nën frymën, standardin dhe logjikën e vendimit të disa ditëve më parë të Gjykatës Kushtetuese.

Çdo ditë vonese do të ishte një sulm politik i drejtësisë ndaj kundërshtarëve të regjimit të Edi Ramës, me qëllim pengimin e aktivitetit politik të tyre në funksionalitet të plotë të betejës së opozitës.

Afërsisht 1 vit pengesë antikushtetuese e aktivitetit politik të Liderit të opozitës është mjaftueshmërisht e rëndë për të toleruar të bëheshin më shumë! Kjo është një fitore politike e Sali Berishës që luftoi, luftoi, luftoi dhe e fitojë!

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit