Pas lirimit të Sali Berishës nga arresti shtëpiak, ka reaguar edhe deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi.
Ai theksoi se Kryetari i PD, Prof. Dr. Sali Berisha, nuk mund të mbahet i burgosur dhe se tashmë ai është i lirë për të vijuar betejën në krye të opozitës.
“Kryetari i partise demikratike, lideri opozites, profesor doktor Sali Berisha, nuk mund te mbahet i burgosur, me ne fund i lire dhe ne beteje ne drejtim te popullit opozitar deri ne fitoren e plot te partise demokratike!
Eshte radha jone!”, shkruan Baçi.