Protesta e djeshme e Partisë Demokratike shkaktoi përplasje me policinë dhe solli 50 të shoqëruar dhe dy arrestime.
Protestuesit, që kërkuan ndryshime të menjëhershme, bllokuan disa akse kryesore të Tiranës. Gjatë përplasjes, deputeti Flamur Noka goditi një efektiv, ndërsa në disa zona të qytetit u përdorën gaz lotsjellës dhe autobota me ujë për të shpërndarë turmën.
Deputetët organizatorë të protestës, përfshirë Flamur Nokën, janë në hetim në gjendje të lirë. Pas tensioneve dhe disa orësh bllokimi, protesta përfundoi tek Bashkia e Tiranës, ndërsa më pas filluan shoqërimet dhe transportimi i disa protestuesve në komisariate.