Kryeministri Edi Rama në një postim në rrjetet sociale fton të gjithë qytetarët shqiptarë që të kontribuojnë në anëtarësimin e Shqipërisë në BE.
Rama shprehet se misioni ynë diplomatikë hap dyert për çdo shqiptar dhe shqiptare që ndodhet brenda dhe jashtë shtetit.
“MISIONI YNË DIPLOMATIK NË BRUKSEL HAP DYERT për çdo shqiptar e shqiptare, brenda apo jashtë vendit, që ka pasionin patriotik, ambicien profesionale dhe aftësinë për t’u bërë pjesë e #TeamALBANIA në kryeqytetin e Europës, e për të kontribuar atje në anëtarësimin e SHQIPËRISË2030 në Bashkimin Europian”, shkruan Rama.
Ai ka vendosur edhe një link ku shqiptarët mund të aplikojnë dhe mund të kontribuojnë në anëtarësimin e Shqipërisë brenda vitit 2023 në BE.