-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Topalli pas lirimit të Berishës: Forca e së drejtës më e madhe se pushteti i padrejtësisë!

Kryesoret

Jozefina Topalli, drejtuesja politike e PD për diasporën, reagoi pas lirimit të liderit të opozitës, Sali Berisha, nga Gjykata e Posaçme.

Në një postim të saj, Topalli theksoi se pas 350 ditësh të padrejtësisë, Berisha u lirua, duke e cilësuar arrestimin e tij si një akt politik dhe një shkelje të Kushtetutës.

Sot, pas 350 ditësh padrejtësie, gjykata liroi kryetarin e opozitës, Sali Berisha. Për 350 ditë, nga dritarja e qelisë, ai nuk reshti së foluri dhe së frymëzuari njerëzit për të rezistuar ndaj një qeverie të zhytur në korrupsion dhe skandale.

Arrestimi i tij ishte politik, një akt në shkelje të Kushtetutës dhe të çdo standardi të drejtësisë. Pa asnjë provë, ai u mbajt peng nga një pushtet që ka frikë nga zëri i qytetarëve dhe opozita e vërtetë.

Lirimi i tij sot është një dëshmi e forcës së të vërtetës dhe qëndresës. Por beteja nuk ka përfunduar! Rezistenca ndaj këtij regjimi të korruptuar vazhdon, dhe populli nuk do të ndalet deri në rikthimin e lirisë dhe drejtësisë në Shqipëri.

Forca e së drejtës është më e madhe se pushteti i padrejtësisë!” shkruan Topalli.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit