Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi, ka uruar Pavarësinë e Shqipërisë përmes një mesazhi në rrjetet sociale. Ai shkruan se Dita e Flamurit duhet të na shërbejë për reflektim, për të nxjerrë atdheun nga kriza dhe për ta hequr nga duart e qeveritarëve dhe zdromsave që e trajtojnë si plaçkë.
“Kjo ditë e Flamurit duhet të na shërbejë për reflektim.
Me energji pozitive e me dashuri, ne kemi në dorë ta nxjerrim atdheun nga kriza, t’ia heqim nga duart qeveritarëve e zdromsave që e trajtojnë si plaçkë.
Demokratët dhe qytetarët kurajozë duhet të kthejnë shpresën. Ne duhet të largojmë të korruptuarit, e ta bëjmë Shqipërinë një vend ku jetohet mirë e ku njerëzit t’i kenë të gjitha mundësitë të ndjekin endrrat e të ndërtojnë të ardhmen e tyre.
Jam i bindur që kjo do të ndodhë, dhe Tirana do t’i prijë ndryshimit.
Jam i bindur që 28 nëntorin tjetër, do të jemi më të shumtë, më të lirë, më të vendosur për ta bërë Shqipërinë një vend europian, më afër aspiratës që patën paraardhësit tanë e dëshmorët e kombit, të cilët sakrifikuan jetën për këtë projekt.
Gëzuar Ditën e Pavarësisë”, shkruan Këlliçi.