Sekretari i përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi zhvilloi sot një takim em drejtuesit e strukturave lokale në qytetin e Vlorës. Blushi i uroi për festën e 28 Nëntorit dhe kërkoi intensifikim dhe shumëfishim të aksionit të opozitës në terren.
Ai kërkoi që të denoncohen krimet e korrupsionit që sipas tij qeveria po i bën në të gjithë vendin.
“Ky truk i shëmtuar Elektoral nëpërmjet të cilit Edi Rama përpiqet të mashtrojë pensionistet sepse cdo pensionist që sot mezi shtyn javën dhe jo muajin e di shume mire se me gjelin e vitit te ri ai nuk mund të ushqehet për 4 vite, se me gjelin që Edi Rama do ju japë për vitin e ri nuk mund të ushqehet per 1 muaj, se me gjelin që Edi Rama do ti japë për vitin e ri ai nuk mund te ushqehet as per 1 jave. Ndaj i ftoj te gjithë pensionistët e Vlores ta ndëshkojnë me votë Edi Ramën në Zgjedhjet e afërta Parlamentare, sepse në 11 vite në Pushtet, Edi Rama i pati të gjitha mundësitë për te rritur pensionet e pensionistëve shqiptarë duke i barazuar te paktën me pensionistët në Kosovë”, tha Blushi.
Gjithashtu Blushi e cilësoi arrestimin e Metës si “rrëmbim kriminal dhe terrorist”. Ai u shpreh se arrestimi i Metës nuk tregoi asgjë përveç se panikun që ka kryeministri nga ai.
“lir Meta sot është në kete mase ekstreme izolimi per faktin se eshte mbrojtësi me i vendosur i Cështjes së Kosovës, i mbrojtjes se Kufinjve te Kosovës, denoncuesi i parë dhe me i vendosur sigurisht edhe i “Ballkanit të Hapur” dhe padiskutim,luftëtari me i pampuoshtur ne bejete per te shkallmuar këtë regjim i cili sic e thashë është në ditet e tij te fundit, por për këtë kerkohet qe ne te jemi me te angazhuar te pershkallezojme aksionin tone opozitar dhe sigurisht ti prijmë protestave të fuqishme, mosbindjeve civile si e vetmja rruge qe do ti shkurtoje ditet ketij rregjimi.”, tha Blushi.