Erisa Xhixho me anë të një postmi në rrjetin social në facebook ka publikuar buxhetin antisocial të qeverisë me 11 maendamente që Partia e Lirisë ka depozituar në Kuvend.
Xhixho shprehet se buxheti i vitit 2025 po varfëron akoma më tej qytetarët e prekur nga kriza e çmimeve. Ajo thekson se plot 777.2 miliard lekë të shkojnë për projektet korruptive PPP, ndërsa sektorë si arsimi dhe shëndetësia nuk buxhetohen. Xhixho thotë që pensionistët me një rritje 25 lekë në ditë po tallet dhe po i injoron.
“Duke e konsideruar buxhetin e ri si buxheti më antisocial i sjellë ndonjëherë në Parlament, Partia e Lirisë ka përgatitur 11 amendamente, me bindjen se përmes tyre, buxheti të vihet në shërbim të qytetarëve dhe jo siç është planifikuar nga qeveria: në shërbim të klientëve dhe oligarkëve të Edi Ramës.
1- Rritje të mbështetjes për pensionet me 16.2 miliard lekë, ndryshe nga rritja qesharake e Qeverisë e parashikuar me vetëm 1.6 miliard lekë.
2- Rritje me 6 miliard lekë të mbështetjes për barnat e rimbursueshme, si ndihmë konkrete për pensionistët dhe qytetarët në përgjithësi.
3- Shtesë 2 miliard lekë për trajtimin me barna dhe aparatura për sëmundjet onkologjike, si përgjigje për dramën që po përjetojnë mijëra të sëmurë dhe familjet e tyre.
4- Shtesë 2 miliard lekë për Shkencën dhe Kërkimin Shkencor, që po përjetojnë një situatë tepër të rëndë.
5- Shtesë 1.5 miliard lekë për Arsimin bazë, si përgjigje ndaj analfabetizmit dramatik funksional, që po rrënon të ardhmen e vendit.
6- Shtesë 1.2 miliard lekë për Arsimin e Mesëm.
7- Shtesë 1 miliard lekë për Arsimin Universitar.
8- Shtesë 0.5 miliard lekë për Zhvillimin e Sportit.
9- Shtesë 5.6 miliard lekë për Përkujdesin Social, të papunët dhe personat me aftësi të kufizuar, ndryshe nga përbuzja e Qeverisë, që nuk parashikon asgjë për këtë kategori që përballet me varfëri ekstreme.
10- Shtesë 1.5 miliard lekë për subvencione për Bujqësinë dhe fermerët, si përgjigje për dramën që po përjeton fshati dhe fermeri shqiptar.
11- Fond 7.9 miliard lekë për mbështetjen e rritjes së pagave që nga fillimi i vitit 2025.”, shkruan Xhixho.