Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç në televizionin Tv Pink ka thënë që bota po shkon drejt një konflikti më të gjerë.
“Gjërat nuk po shkojnë në drejtimin e duhur, parashikimet e mia janë se çdo gjë që po ndodh do të dalë gjithnjë e më shumë jashtë kontrollit. Çdo deklaratë nga cilado anë të paktën nuk është shtensionuese”, tha Vuçiç.
Ai u shpreh se duhet të marrin masa të mëdha në lidhje me strehimin e njerëzve dhe të përgatiten për situatën e luftës.
“Raporti i parë që kam marrë nga kompanitë tona publike, por edhe raportet e përgjithshme nga ushtria jonë në lidhje me strehimoret dhe sa njerëz mund të kemi në çdo kohë në strehimore që mund të përballen me një sulm bërthamor apo atomik, është shkatërrues dhe ne do të duhet që sa më shpejt të jetë e mundur për të bërë gjëra të mëdha”, tha Vuçiç.