Moti i keq me reshje shiu dhe bore që ka përfshirë një pjesë të territorit të vendit ka shkaktuar probleme në disa akse rrugore.
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar se është ndërhyrë në akset rrugore në të cilat ka pasur probleme si pasojë e motit të keq me reshje shiu.
Njoftimi:
Reshje shiu me intensitet mesatar
kanë përshkuar vendin duke sjellë rënie gurësh e inertesh
të cilat janë pastruar menjëherë
pa sjellë probleme në qarkullimin e mjeteve
Në Ura e Zapodit-Shishtavec, në Bogë-Theth dhe në Tamarë-Vermosh ka pasur reshje dëbore
Grupet e punës me mjetet borëpastruese janë në terren dhe kanë bërë pastrimin e rrugës
Drejtuesit e mjeteve të kenë kujdes të shtuar gjatë drejtimit të mjetit
për shkak të lagështisë në rrugë