Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar sot se do të ndalohet qarkullimi për automjetet në Shkallën e Tujanit.
Në vijim të punës për rivitalizimin e skarpatave, gërmim, copëtim, ngarkim dhe transportim të gurëve dhe mbetjeve të copëtuara nga data 13 qershor 2024 nga ora 11:00 deri në orën 13:00 do të ketë ndalim qarkullimi për automjetet në të dy senset e lëvizjes.
Gjithashtu ata njoftojnë se nga ora 13:00 deri në orën 15:00 do të ketë lëvizje të kufizuar të automjeteve, në një korsi sigurie me sinjalizues, semaforë dhe punonjës të Policisë Rrugore.