Pas arrestimit të dy vëllezërve që akuzohen se vranë biznesmenin Eduart Reçi zbardhen detaje të reja nga kronologjia. Të arrestuar janë Shkëlqim dhe Florian Duka.
Pas krimit janë larguar pa gjurmë duke shfrytëzuar një tunel pranë shkallëve të emergjencës së hotelit nga ku gjuajtën me armë.
Eduart Reçi u qëllua me plumb në kokë në sheshpushimin e pallatit të tij. Në pranga ra Shkëlqim Duka, oficer i OPGJ-së në komisariatin nr.2 në Tiranë, dhe vëllai i tij, Florjan Duka, si autor të dyshuar të krimit.
Pas ngjarjes dyshohet se fshihen konfliktet për një pronë ku biznesmeni dëshironte të ndërtonte një pallat.