-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gjuriç takim me QUINT: Serbia e gatshme t’i japë rrymë Kosovës deri në riparimin e kanalit Ibër-Lepenc

Kryesoret

Mbrëmjen e djeshme një shpërthim ka ndodhur në kanalin e lumit Ibër-Lepenc në Zubin Potok. Shumë institucione shtetërore e kanë kanë dënuar këtë sulm dhe e kanë cilësuar si sulm terrorit.

Ministri i jashtë serb Marko Gjuriç bëri një takim me ambasadorët e QUINT-it dhe të BE-së. Në takim Gjuriç pretendoi se “ishte qartazi sabotim dhe se Serbia pa mëdyshje e dënon një akt të tillë” dhe se ky akt ishte i drejtuar kundër stabilitetit të rajonit.

“Serbia kërkon përcaktimin e motivit të sulmit në këtë objekt jetik infrastrukturor dhe është e gatshme të bashkëpunojë me praninë ndërkombëtare në Kosovë për të ndriçuar të gjitha rrethanat dhe përfundimisht për të gjetur dhe arrestuar përgjegjësit”, tha ai.

Gjuriç u shpreh edhe se “Serbia është e gatshme t’i ndihmojë autoritetet lokale dhe Prishtinën në furnizimin me energji elektrike deri në riparimin e dëmtimit të kanalit Ibër-Lepenc dhe është e gatshme të ndihmojë në çdo mënyrë në riparimin e dëmeve”.

Gjuriç ndaj akuzave të bëra nga Kosova, u mundua që ti paraqesë si të pabaza dhe tha se po synojnë “diskreditimin e Beogradit në një moment të ndjeshëm”. Ai vazhdoi edhe propagandën se policia përdor dhunë ndaj qytetarëve serbë në veri.

“Është e rëndësishme që ndërkohë, përpara se hetimi të japë disa përgjigje konkrete, të gjithë të përmbahen nga akuzat e pabaza dhe të drejtojnë gishtin në mënyrë arbitrare ndaj kujtdo dhe që policia në terren në kryerjen e veprimeve hetimore të mos e përdorë këtë situatë si arsyetim për çdo dhunë dhe shkelje të të drejtave të njeriut të qytetarëve”, tha Gjuriç.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit