Reshjet e dëborës vijojnë në juglindje të vendit, në fshatin turistik Dardhë, trashësia e borës ka arritur rreth 15 cm. Ndërsa qarkullimi në këtë segment bëhet me goma dimërore.
Në akset nacionale Korçë-Ersekë dhe Korçë-Kapshticë, trashësia e dëborës ka arritur në 10 cm dhe në fshatin e Voskopojës deri në 15 cm.
Ndërkohë nuk raportohen probleme në qarkullimin e makinave dhe po punohet për pastrimin e rrugëve.
Policia bëri apel drejtuesve të makinave që të kenë kujdes dhe të përdorin zinxhirët.