Policia e Korçës ka arrestuar një 49-vjeçar, i cili dyshohet se ka vjedhur një sasi bimësh medicinale nga një magazinë në pronësi të një 57-vjeçari.
Ngjarja ka ndodhur në zonën e Libonikut, ku i dyshuari ka hyrë në magazinë pa leje dhe ka marrë materialin bimor me qëllim përfitimi personal. Falë ndërhyrjes në kohë të shërbimeve të Policisë, autori është ndaluar dhe shoqëruar për veprime të mëtejshme.
Personi i ndaluar është identifikuar si O. A., 49 vjeç, banues në Libonik.









