Reshjet e dëborës ka nisur në zonat malore dhe në qytetin e Bulqizës. Policia Rrugore u bën apel drejtuesve të mjeteve që të kenë kujdes në Rrugën e Kombit, Bulqizë dhe në disa akse në veri të vendit.
Drejtuesit e mjeteve të respektojnë sinjalistikën rrugore , të reduktojnë shpejtësinë, të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore,dhe të ndjekin udhëzimet e shërbimeve të Policisë Rrugore.
Firma koncesionare dhe ato kontraktore janë në terren në Rrugën e Kombit dhe në akset e tjera ku ka reshje dëbore dhe po vijojnë pa ndërprerje punën për pastrimin e rrugëve nga bora, për shpërndarjen e kripës.
Policia njofton që deri tani nuk ka asnjë aks rrugor të bllokuar dhe në rast nevoje të telefonojnë në numrin 112.