-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sulmi në Kosovë, eksperti Makolli: E financoi Serbia me Rusinë

Kryesoret

Eksperti i Sigurisë, Murat Makolli deklaron se sulmin në veri të Kosovës e financoi Serbia me Rusinë.

“Paralajmërimet e vazhdueshme që kam bërë në kohen jo të largët janë duke ndodhur. Sulmi i djeshëm është njëri nga sulmet madhore që ka paraparë grupi terroristë serbë i financuar nga shteti i Serbisë dhe ai i Federatës Ruse. Unë e quajë ketë sulm të djeshëm nga ky formacion terroristë si sulm ndaj sovranitetit të Republikës Kosovës.

Po ashtu më kanë lënë të pa fjalë si mundën disa politikanë shqiptarë të opozitës në Kosovë të akuzojnë qeverinë për ketë sulm. Akuza të tilla janë në një vi me formacionet terroriste serbe-ruse dhe të pushtetit të Serbisë. Du ti them të gjithë atyre politikanëve shqiptarë që akuzat e tilla i keni renditur me pushtetin serb.

Reagimi i presidentit të Shqipërisë z.Begaj dhe të kryeministrit z.Rama dhe ambasadorint amerikan tregojnë më së miri se sa serioz është sulmi i djeshëm dhe nga kush u krye. Shpresojë që MPB të bëjë kërkesë qeverisë që sa më parë të blihen helikopter për Policinë e Republikës Kosovës.  Operativa e policisë ka nevojë për helikopter. Ministër z.Sveçla bëje një gjë të tillë për të forcuar sigurinë dhe policinë” shkruan ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit