-sidi education-spot_img
25.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Abazoviç për Banjskën: Kosova doli fituese

Kryesoret

Ish-kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç përveç diskutimeve rreth situatave që ka pasur gjatë periudhës së tij si kryeministër ka folur edhe për situatën në veri të vendit. Ai ka thënë se për këtë situate Albin Kurti ka alarmuar disa herë dhe se nga kjo situatë Kosova doli fituese.

“Sulmi i Banjskës për mendimin tim Serbia ka humbur dhe Kosova ka fituar dhe sa i takon Kosovës vetëm humbjen më të madhe e ka pasur humbjen e policit të ndjerë gjitha gjërat e tjera sa i përket politikës Kosova ka qenë fituese, është shpallë fituese se Kurti ka alarmoi disa herë”, ka thënë ai.

“Pas asaj që ka ndodhur në Banjskë, institucionet e Kosovës kanë marrë masa si të eliminojnë mundësitë që të ndodhin përsëri”, ka thënë Abazoviç.

I pyetur se a duhet që Serbia të jetë përgjegjëse për sulmin në Banjskë, Abazoviç tha që duhet të vihet te secili fakt dhe pastaj të dihet se kush është përgjegjësi kryesor.

“Janë përmendur shumë faktorë duke përfshirë edhe Rusinë dhe kjo kërkon kohë që të vërtetohet”, ka thënë Abazoviç.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit