Policia e Beratit ka arrestuar dy persona pasi kanë plagosur me thikë tre të tjerë gjatë një konflikti mes fqinjëve në Dimal. Ditën e djeshme babë e bir Bastri Xhalili 65 vjeç , i dënuar më parë dhe Emiljano Xhalili 24 vjeç kanë shkuar me thikë dhe kosore në banesën e S.Xh dhe janë konfliktuar.
Më pas babë e bir kanë plagosur me thikë dhe kosore S. Xh., 49 vjeç., J. Xh., 24 vjeç (babë e bir) dhe E. Xh., 18 vjeç, (i afërm i tyre, i cili ndodhej në banesën e shtetasit S. Xh, kur ndodhi konflikti). Të dëmtuarit kanë marr mjekim në Spitalin Rajonal Berat, jashtë rezikut për jetën.
Ndërsa materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.